PDK: Qëndrojmë prapa deklaratave të Veselit, por s’e kemi në agjendë rrëzimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Akuzat e shefit të PDK-së Kadri Veselit në drejtim të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, në kohën kur opozita po tenton ta rrëzojë Qeverinë, po shihen si tendencë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan Gazeta ‘Zëri”. 

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pohojnë se qëndrojnë prapa deklaratave të liderit të tyre Kadri Veselit lidhur me Qeverinë dhe me kryeministrin Haradinaj, porse, siç thonë ata, rrëzimin e Qeverisë nuk e kanë në agjendë.

“Realisht PDK-ja nuk e ka në agjendë ta rrëzojë Qeverinë, por e ka në agjendë përmbushjen e objektivave të Qeverisë dhe kërkesave të qytetarëve. Kjo është agjenda jonë dhe ne i përkrahim deklarimet e zotit Veseli”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa për “Zërin”. .

Ai potencoi se qëndrimet e ndryshme brenda koalicionit dhe nganjëherë edhe përplasjet e ndihmojnë Qeverinë që të avancojë.

“Edhe në koalicion gjërat e ndryshme vetëm sa japin zhvillim, i avancojnë proceset, sepse nuk është në interes të Qeverisë që të gjithë të jenë me një zë, por duhet të kenë ide të ndryshme. Koalicioni aktual ka shumë subjekte dhe kanë agjenda të ndryshme, por si Qeveri në këtë rast e kemi një agjendë të përbashkët dhe besojmë se me atë program do të shkojmë deri në fund”, ka shtuar ai. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...