Rivaldo: Me Griezmannin, Barcelona edhe më shumë favorite për Champions League

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Rivaldo beson se Barça është favoriti numër një për të triumfuar në Ligën e Kampionëve sezonin 2019/20.

Barcelona ka forcuar repartin e sulmit me super sulmuesin, Antoine Griezmann, dhe legjenda e Brazilit, Rivaldo, mendon se kjo rrit edhe më shumë shanset e katalunasve për të triumfuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Griezmann iu bashkua Frenkie de Jongut si transferimet më të mëdha të verës, derisa raportohet se rrugës për t’iu bashkuar atyre është edhe Neymar Junior.

“Favorit në Champions? Barcelona është gjithmonë favorite, me Griezmannin edhe më shumë do të jenë. Është e kuptueshme se me një lojtar si ai shanset për diçka më shumë janë më të mëdha”, tha Rivaldo.

Kjo do të thotë, pas asnjë dyshim, fitimi i Champions League ose së paku arritja në finale”.

Këto investime gjithmonë shtojnë presionin dhe nëse Griezmann dëshiron t’i shmanget dyshimeve për të, është e rëndësishme që ai të dijë të menaxhojë situatën dhe të luajë futbollin e tij më të mirë për të justifikuar shpenzimet”, shtoi mes tjerash legjenda e Barcelonës.

Griezmann erdhi në “Camp Nou” nga Atletico Madridi, pasi Barcelona pagoi klauzolën e lirimit 120 milionë euro.

Për pesë sezone me Atletico Madridin, 28-vjeçari ka bërë 257 paraqitje dhe ka shënuar 133 gola – 20 + çdo sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...