Korrupsioni, pengesa kryesore për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Njohësit e proceseve integruese po i kritikojnë drejtuesit e institucioneve të Kosovës se nuk po lobojnë sa duhet për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian, sidomos tek ato shtete që kanë rezerva në këtë drejtim, shkruan Gazeta ‘Zëri’. 

Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, ka numëruar katër faktorë, të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën, si: mungesa e rezultateve të Kosovës në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të gjeturat e raportit të vendit për vitin 2019, ku u identifikuan sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit, liberalizimi i vizave, i cili nuk është prioritet i institucioneve të BE-së për vitin 2019 dhe mungesa e vullnetit politik për heqje të vizave për Kosovën.

Sipas Shashës, institucionet e Kosovës duhet të vendosin vëmendjen tek ajo çfarë po kërkojnë vendet sikur Franca, Holanda dhe Finlanda e që është arritja e rezultateve në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit në nivelin e lartë.

“Dy vjet pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ne ende s’kemi asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë për korrupsion. Institucionet duhet të ndalojnë presionin politik mbi sistemin e drejtësisë dhe garantimin e një mjedisi pozitiv, transparent dhe kredibil të sistemit të drejtësisë, i cili bazohet në punën e njerëzve profesionistë, apolitikë dhe me integritet publik”, ka deklaruar Shasha për “Zërin”.

Ai shton se gjatë këtij viti institucionet e BE-së do të janë të fokusuara në konstituimin e institucioneve të reja të BE-së, të dala nga zgjedhjet e fundit, për Parlamentin Evropian dhe kësisoj ka gjasa të mëdha që Kosova të mos marrë vendim për vizat as gjatë këtij viti.

“Pavarësisht vlerësimit të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, vendet anëtare të BE-së ose Këshilli i BE-së nuk është duke e ndarë vlerësimin e njëjtë me dy institucionet e lartcekura. Tani qysh nga muaji shtator 2018 Këshilli i BE-së nuk ka ndërmarrë hapat drejt marrjes së vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rrjedhimisht duhet të jemi skeptikë se institucionet e BE-së do të marrin vendim pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti. Gjasat janë se i gjithë procesi do të shtyhet për vitin 2020”, ka thënë Shasha./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...