De Rossi vendos të mos pensionohet pas largimit nga Roma

PUBLIKUAR

Legjenda e Romës, Daniele De Rossi, ka vendosur të mos i japë fund karrierës së tij si futbollist këtë vit. Së shpejti pritet zyrtarizimi i transferimit të tij te gjiganti argjentinas, Boca Juniors.

Shumë tifozë të futbollit kishin qenë të bindur se karriera e Daniele De Rossit si futbollist profesionist do të përfundonte këtë verë, pasi ai u largua nga Roma në fund të sezonit 2018/19, transmeton Gazeta Express.

Pas 18 vjetëve me Romës, 35-vjeçarit iu bë e ditur nga drejtuesit e verdhekuqve se nuk do t’i rinovohej kontrata. Ky ishte një fund i dhimbshëm për De Rossin, i cili tha se do ta kërkojë ndonjë klub të ri në Itali.

Mediat e mëdha italiane raportuan se Fiorentina do t’ia ofronte një kontratë afatshkurtër mesfushorit italian. Megjithatë, pastaj kishin filluar lajmet se De Rossi mund edhe të pensionohet, pasi që Fiorentina nuk i bëri ofertë futbollistit.

Por, tani duket se karriera e De Rossit si futbollist po shkon në një drejtim plotësisht tjetër. Gazetari i famshëm italian, Gianluca di Marzio, e ka konfirmuar se De Rossi është shumë transferimit në Boca Juniors.

Italiani do ta nënshkruante një kontratë tetëmuajshe në kryeqytetin argjentinas dhe do të paguajë rreth 500 mijë euro për shërbimet e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...