Menaxheri i Coutinhos: Philippe e ka zemrën në Liverpool

PUBLIKUAR

Menaxheri i Philippe Coutinhos ka thënë se mesfushori atakues i Barcelonës nuk do ta marrë parasysh kalimin të asnjë klub i Premierligës përveç Liverpoolit, duke ditur afërsinë dhe lidhjen që e ka me klubin nga Merseyside.

Për brazilianin është përfolur se mund të kalojë në Manchester United dhe Chelsea apo Liverpool, por menaxheri i tij Kia Joorabchian beson se nëse Coutinho do të kthehej në Premierligë, do ta bënte vetëm për t’iu ribashkuar të kuqve, transmeton Gazeta Express.

Ai e hodhi poshtë kalimin e mundshëm të Coutinhos në Manchester United, edhe pse e pranoi se është një klub shumë i madh.

“Manchester Unitedi është klub i madh. Unë kam lojtarë që luajnë aty dhe kam shumë respekt për të, por sa i përket Coutinhos, do të ishte tejet e vështirë apo gati e pamundur”, tha ai.

“Do të ishte shumë e vështirë për Philippe të luajë për rivalët e Liverpoolit, sepse ai ka një afërsi të madhe me Liverpoolin. Koha e tij atje ishte fantastike. Zemra e tij është në Liverpool”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...