Vidhet intervista ekskluzive e Neymarit

PUBLIKUAR

Një intervistë ekskluzive me Neymarin, e cila është dashur të transmetohej të hënën në mesditë në televizionin brazilian, nuk është shfaqur në ekran për shkak se ishte vjedhur nga hajnat.

Neymar ka qenë në lajme vazhdimisht kohëve të fundit, së pari për shkak të akuzave për përdhunimin e një gruaje dhe më së fundmi pas deklaratave të drejtuesve të Paris Saint-Germainit se ai mund të shitet këtë verë për çmimin e duhur, transmeton Gazeta Express.

Sipas UOL Esporte, automjeti i gazetarit të tyre është plaçkitur menjëherë pasi ylli i PSG-së e kishte dhënë një intervistë për të.

Intervista ishte caktuar të transmetohej të premten por pastaj data dhe ora u ndryshuan për të hënën, gjë që sugjeron se këto ndryshime ishin bërë për ta lehtësuar plaçkitjen.

E tërë bota po priste me padurim për publikimin e intervistës, duke i parë thashethemet e mëdha rreth të ardhmes së pasigurt të Neymarit.

Megjithatë, Neymar kishte pranuar ta bëjë këtë intervistë vetëm nëse nuk do të pyetej për të ardhmen dhe për akuzat për përdhunim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...