Ndërhyn Barcelona, kërkon t’ia rrëmbejë nga dora De Ligtin Juventusit

PUBLIKUAR

Barcelona e ka bërë një përpjekje të fundit dëshpëruese për t’ia rrëmbyer nga dora Matthijs de Ligtin Juventusit, por raportohet se mbrojtësi holandez do të mbërrijë sot në Torino.

Ka disa javë që De Ligt ka arritur marrëveshje personale me Juventusin dhe thuhet se tani edhe Ajaxi e ka pranuar ofertën e kampionit italian në vlerë 65 milionë euro plus bonuse, transmeton Gazeta Express.

Sipas Mundo Deportivos, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, i ka telefonuar personalisht De Ligit për ta lënë një takim, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar atij që ta informojë menaxherin e tij, Mino Raiola.

Në këtë pikë, Raiola ia ka bërë me dije kampionit spanjoll se një gjë e tillë mund të ndodhë veten nëse Barça është e gatshme ta ofrojë shumën e njëjtë për Ajaxin dhe lojtarin si Juventusi.

Megjithatë, gjiganti katalonas është tërhequr menjëherë dhe ka hequr dorë përfundimisht nga De Ligt.

19-vjeçari pritet të mbërrijë në Torino sot në mbrëmje, ndërsa nesër në mëngjes t’iu nënshtrohet testeve mjekësore. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...