Mourinho: Jam duke mësuar gjermanisht, e vetmja gjuhë që më mungon

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se mund ta marrë drejtimin e ndonjë klubi të Bundesligës, pasi ka zbuluar se është duke mësuar gjermanisht tani që është i papunë.

Trajneri portugez i kaloi dy vjet e gjysmë në Manchester United, para se të shkarkohej në dhjetor. Ai e ditoi League Cup, Community Shield dhe Europa League me Unitedin gjatë kësaj kohe, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse sezoni i ri 2019/20 fillim përafersisht pas një muaji, Mourinho ende është pa klub.

Ai ka këmbëngulur se po e pret klubin dhe projektin e duhur, para se të vendosë për t’iu kthyer punës.

I pyetur për të ardhmen, Mourinho tha për Gazzetta dello Sport: “Vërtet më mungon futbolli. Më mungon adrenalina, fusha, puna. Futbolli është futboll”.

“Momentalisht jam duke mësuar gjermanisht. Bundesligë? Tani, po mësoj gjermanisht sepse kjo është gjuha e vetme që më mungon. Unë flas anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht dhe italisht. Ama nuk përjashtoj asgjë, as Gjermaninë”, shtoi ai.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...