Mourinho: Jam i uritur, ama po e pres klubin e duhur

PUBLIKUAR

Jose Mourinho është i etur për t’iu kthyer punës së trajnerit, por thotë se është duke e pritur klubin e duhur para se të vendosë.

Trajneri portugez ka mbetur pa klub që prej dhjetorit, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.

Por, ai thotë se është i uritur për t’iu kthyer punës tani.

“Jam i uritur për t’u rikthyer, por do ta pres klubin e duhur dhe projektin e duhur”, tha Mourinho për Sky Sports.

“Ndërkohë, jam duke i bërë gjërat që i dua. Preferoj të punoj, por më pëlqejnë edhe sportet e tjera dhe kjo është mundësi e mirë për ta shijuar”, tha 56-vjeçari nga Silverstone, ku ndodhet për ta përcjellë garën e formula 1, Grand Prix. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...