Kubo dhe Rodrygo tregojnë klasin e tyre

PUBLIKUAR

Real Madridi ka vazhduar stërvitjet në Montreal në Kanada.

Nga dita e parë në parasezon janë grumbulluar edhe ardhjet e reja, 18-vjeçarët, Rodrygo Goes dhe Takefusa Kubo, raporton Gazeta Express.

Në stërvitjen e së premtes, Kubo dhe Rodrygo kanë treguar klasin e tyre, ashtu si edhe Luka Jovic.

Më poshtë mund t’i shikoni videot e publikuar nga Reali në “Twitter”.

Kujtojmë se Reali po stërvitet pa praninë e Zinedine Zidane.

Reali ka njoftuar se trajneri francez është kthyer në Evropë për arsye personale, duke mos treguar diçka më shumë, apo se edhe kur do të kthehet në Montreal. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...