Prokuroria: Arës së vëllezërve Geci iu vu flaka qëllimisht

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Rreth pesë hektarë tokë me grurë u përfshinë nga flakët mbrëmjen e së dielës. Ara në të cilën u ndezën 15 zjarre në të njëjtën kohë u përket vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt. Për këtë rast, Prokuroria e Shtetit ka dalë me përfundime se zjarri ishte i qëllimshëm.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni, i ka thënë Gazetës Express se në bazë të hetimeve të para, zjarri në të mbjellat e familjes Geci ishte ndezur qëllimshëm.

“Prokurori kujdestar ka urdhëruar policinë që të mbledhin sa më shumë prova deri në zbardhjen e rastit pasi që nga hetimet e para shihet se zjarrvënia ka qenë në 15 vende brenda arës”, ka thënë Preteni.

Ndërkohë, për këtë rast një prej vëllezërve Geci i ka thënë Gazetës Express të martën se zjarri ishte ndezur njëkohësisht në disa pjesë të arës.

“Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, diku rreth orës 23:30. Disa fqinj këtu e kanë parë flakën e na kanë lajmëruar. Nga Llausha deri këtu në fshatin Kopiliq i Ulët, janë diku rreth 5-6 minuta rrugë, kemi ardhur shpejt. I kemi lajmëruar zjarrfikësit, të cilët kanë ardhë edhe e kanë fikë zjarrin, i cili ishte ndezur njëkohësisht në pesë apo gjashtë vende”, ka treguar Nehat Geci.

Vëllezërit Geci dyshonin që dikush qëllimisht i kishte ndezur këto zjarre.

“Dyshojmë që dikush qëllimisht i ka ndezur këto zjarre. Nuk e di se çfarë njerëz janë këta që e kallin bukën. Edhe pse i kemi disa dyshime se kush mund ta këtë bërë, po ja lëmë policisë e hetuesisë ta kryejnë punën e tyre”, kishte thënë Geci.

Ndërkohë, vëllai i tij, Nebihu, të hënën ka bërë aludime në adresë të presidentit Thaçi duke thënë se ara ndodhet afër fshatit Burojë.

“Fshati Kopiliq është ngjitë me fshatin Burojë nga vjen edhe Hashim Thaçi”, kishte shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, në Polici kishin thënë se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka deklaruar se rasti është cilësuar si zjarrvënie.

“Rasti është cilësuar si zjarrvënie. Janë djegur diku rreth 5 hektarë. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë ai. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...