Kosovare Asllani e kalon me sukses “sfidën e shishes me kapak”

PUBLIKUAR

Kosovare Asllani është futbollistja e radhës që e ka provuar dhe e ka kaluar me sukses “sfidën e shishes me kapak”, e cila është bërë mjaft e famshme në botë ditëve të fundit

Figura të njohura botërore të të gjitha sferave janë bërë pjesë e “sfidës së shishes me kapak”, shkruan Gazeta Express.

Pa dyshim, më së shumti këtë sfidë, që është bërë mjaft e famshme në botë ditëve të fundit, po e praktikojnë sportistët.

E fundit që e ka kaluar atë me sukses është futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila ditë më parë e fitoi medaljen e bronztë me Suedinë në Kampionatin Botëror të futbollit për femra, i cili u mbajt në Francë.

“Sfida u pranua”, ka shkruar futbollistja nga Kosova në Instastory, ku e ka publikuar edhe videon duke e hequr kapakun nga shishja me këmbë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...