Tensione në Gjirin e Hurmuzit- Irani mundohet të ndalë anijen britanike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Britania tha se tre anije iraniane bënë përpjekje të ndalojnë një cisternë britanike të naftës në Ngushticën e Hormuzit.

“Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tri anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e anijes tregtare “Trashëgimia Britanike” përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha përmes një deklarate Qeveria britanike.

“Luftanija britanike, HMS Montrose, u detyrua të pozicionojë veten midis anijeve iraniane dhe cisternës britanike dhe të lëshojë paralajmërime verbale për anijet iraniane, të cilat më pas janë larguar”, thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të shqetësuar me këtë veprim dhe vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të shtensionojnë situatën në rajon”, u tha po ashtu në deklaratë.

Garda Revolucionare e Iranit mohoi se ka bërë përpjekje të ndalojë cisternën britanike, raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Irani, më herët, është kërcënuar se do të kapë një anije britanike, pasi marinsat britanikë, javën e kaluar, u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin një cisternë iraniane, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Britania do të përballet me “pasoja” për shkak të kapjes së cisternës iraniane./Express/

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...