Telles ka parakontratë me Interin deri në vitin 2021?

PUBLIKUAR

Alex Telles iu bashkua Interit vetëm pak minuta para përfundimit të tregut të transferimeve në formë të huazimit, por me të drejtë blerje.

Sipas raporteve nga Turqia, Nerazzurrët kanë arritur të sigurojnë kartonin e plotë të lojtarit brazilian, edhe pse ky ende nuk ka bërë asnjë paraqitje zyrtare me ekipin e Roberto Mancinit.

Besohet se mbrojtësi brazilian ka nënshkruar një parakontratë me Interin që e mban atë në Giuseppe Meazza deri në vitin 2021.

22-vjeçari ende nuk ka bërë asnjë paraqitje zyrtare me kombëtaren e Brazilit, por duke shikuar formën e tij që është gjithmonë në rritje, shumë shpejt pritet edhe ftesa nga Dunga.

Për atë gjatë verës kishte shprehur interesim Chelsea dhe Real Madridi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...