Trondit PSG-ja: Nuk garantojmë se Mbappe do të qëndrojë

PUBLIKUAR

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka zbuluar shumë informacione rreth të ardhmes së klubit. Ai nuk ka siguruar se Kylian Mbappe do ta vazhdojë kontratën me PSG-në.

Mbappe është synim i Real Madridit dhe vazhdimisht është raportuar për një kalim të tij të mundshëm në kryeqytetin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Komentet e fundit të Leonardos mbase mund ta alarmojnë gjigantin evropian, Real Madrid.

“Nuk ka dyshime se Mbappe është prioritet. A duhet t’ia ripërtërijmë kontratën? Nuk premtoj kurrë. Nuk dua ta bëj një premtim pa qenë i sigurt nëse do të jem në gjendje ta mbaj”, tha Leonardo për Le Parisien.

Leonardo nuk është i sigurt nëse projekti i klubit do të ndërtohet përreth yllit të ri francez: “Ai është lojtar i madh, po lojtar i madh. Kylian është 20 vjeç dhe është në mesin e më të mirëve në botë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...