Selimi i VV’së: S’kemi Kuvend funksional, zgjedhjet na shpëtojnë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, tashmë janë të domosdoshme. Kjo pasi që sipas tij, në Kuvendin e Kosovës, është krijuar një situatë e re, për shkak se seancat e thirrura nga vetë pushteti janë duke dështuar për shkak të mungesës së deputetëve që janë në koalicion qeverisës

Përmes një statusi në Facebook, Selimi thotë se Kuvendi i Kosovës tashmë është jofunksional. Ai shton se tashmë zgjedhjet nuk janë vetëm të nevojshme, por të domosdoshme.

“Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, përtej asaj që janë të nevojshme, tash janë edhe të domosdoshme. Ka kohë që deputetët e Kuvendit thirren në seanca në të cilat partitë e koalicionit asnjëherë nuk ia kanë arritur t’i mbledhin deputetët e tyre as për votime me shumicë të thjeshtë.  Deri tash, ky fakt tregonte që qeveria nuk e ka mazhorancën në parlamentare.  Por tash, kur thirret seanca, sikur ajo e javës së kaluar, dhe anulohet vetvetiu në mungesë të deputetëve të mazhorancës, atëherë kemi të bëjmë me një situatë të re të krijuar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Selimi.

Ai shton se në situata të tilla, zgjedhjet janë e vetmja janë nisje drejtë zgjidhjes.

Ka kohë që Kosova nuk ka Kuvend funksional, por qê nga java e kaluar, kur edhe deputetët e mazhorancës nuk i përgjigjen seancave, kjo i bie që koalicioni qeverisës ka hequr dorë nga Kuvendi.

Praktikisht, Kosova nuk e ka organin më të lartë ligjvënës.

Në situata të tilla, vetëm zgjedhjet e menjëhershme janë nisje drejtë zgjidhjes. Sipas Selimit, zgjedhjet janë i vetmi shpëtim për Kosovën.

“Kështu që, nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë shpëton Kosova nga kjo qeveri e korruptuar por edhe vetë partitë e koalicionit do të përfitonin duke e ndalur kusarinë e militantëve partiakë në institucione dhe ndërmarrje publike. Nëse shkojmë në zgjedhje tani, shpëton Kosova nga koalicioni i korrupsionit por po ashtu shpëtojnë edhe partitë e koalicionit qeverisës nga kusarët e tyre të korruptuar nëpër institucione”, ka shkruar Selimi.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...