Edicioni i 21-të i “Kënga Magjike”, zbulohen anëtarët e rinj të jurisë

PUBLIKUAR

Përgatitjet për edicionin e 21-të të “Kënga Magjike” kanë nisur dhe detajet e para kanë filluar të bëhen publike.

Burime për “Indeksonline” kanë zbuluar se këtë vit në juri do të ketë ndryshime në disa prej anëtarëve të saj.

Ata shkruajnë se këngëtaret, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta, nuk do të jenë pjesë e jurisë këtë vit, ndërsa Armend Rexhepagiqi dhe Arben Skënderi  do të vazhdojnë të bëjnë përzgjedhjet e këngëve.

Burimi shton se deri tani është konfirmuar se këngëtarja Jonida Maliqi është një prej anëtarëve të reja të jurisë, ndërsa jemi në pritje të zbulohen dhe emrat e tjerë.

Këngëtarja, e cila në vitin 2008 fitoi çmimin e parë, këtë vit do të ulet në karriget e jurisë.

Kujtojmë se këtë vit formula e festivalit ka ndryshuar dhe fjala e jurisë do të ketë më shumë peshë. Për këngën fituese, përveç artistëve do të votojnë edhe anëtarët e jurisë.

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...