Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Njësiti patrullues në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve për parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, për përfshirje në një (1) rast të veprave penale ‘vjedhje’. Gjatë një pike kontrolli është ndalur një veturë, ku gjatë kontrollit të personave dhe automjetit është arritur të arrestohen:

• J. K. 21 vjeç, m/sh/k
• B. H. 19 vjeç, m/sh/k
• K. K. 17 vjeç, m/sh/k

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• 20 shishe alkool dhe
• një mjet për hapjen e dyerve dhe dritareve (pajser)

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme do t’iu kthehen pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, është vendosur që të dyshuarit të ndalen në ndalim për 48 orë dhe njëri për 24 orë, pasi që është person i mitur.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...