Wimbledon: Williams gjobitet me nëntë mijë euro për dëmtim të fushës

PUBLIKUAR

Serena Williams është gjobitur me nëntë mijë euro pasi e dëmtoi njërën ndër fushat e Wimbledonit ma raketën e saj.

Incidenti ndodhi gjatë një seance të saj stërvitore në All England Club, para se të fillonte turneu i Wimbledonit këtë vit, transmeton Gazeta Express.

Shtatë-herë kampionia e Wimbledonit, 37-vjeçare, është duke e luajtur turneun e saj të gjashtë të këtij viti, por e mposhti Carla Suarez Navarron të hënën për të arritur në çerekfinale.

Ndërsa, Fabio Fognini i Italisë u ndëshkua me afër 3 mijë euro, pasi që tha se do të donte të shpërthente ndonjë bombë në Wimbledon.

32-vjeçari e bëri këtë deklaratë tronditëse në gjuhën italiane gjatë disfatës së tij në rundin e tretë, kundër Tennys Sandgrenit, të shtunën.

Williams, e renditur e 11-ta, ka qenë duke vuajtur nga një lëndim në gju këtë vit. Amerikania do të përballet me bashkëkombësen e saj, Alison Riske, në çerekfinale, pasi Riske e mposhti numrin një të botës, Ashleigh Barty.

Williams dhe partneri i saj, Andy Murray, janë edhe në rundin e dytë të dysheve të përziera dhe ata do të përballen me Fabrice Martinin dhe Raquel Ataëon të martën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...