Benitez e do Reusin në janar

PUBLIKUAR

Real Madridi këtë verë shpenzoi më pak se zakonisht, por kjo nuk pritet të ndodhë edhe në janar.

Transferimet më të mëdha të Los Blancos ishin Danilo dhe Mateo Kovacic, kurse dështimi ishte David De Gea.

Gjithsesi, sipas raporteve në Spanjë, thuhet se trajneri Rafa Benitez u ka kërkuar drejtuesve të klubit spanjoll që të fillojnë që tani punët për të sjellë Marco Reusin në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të janarit.

26-vjeçari është shprehur shumë i lumtur te Borussia Dortmundi, por një ofertë nga Real Madridi do të ndryshonte shumë gjëra si te lojtari, ashtu edhe te klubi gjerman. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...