E përsërit Bartomeu: Dembele është më i mirë se Neymar

PUBLIKUAR

Bartomeu ka lëshuar sërish bombën pikërisht atëherë kur raportohet për një rikthim të Neymar Junior në “Camp Nou”.

Pa u menduar dy herë, numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tha se Ousmane Dembele është më i mirë se Neymar Junior.

Është raportuar për një largim të mundshëm të Dembele në “Camp Nou”, por Bartomeu ka konfirmuar qëndrimin e talentit francez.

“A është Dembele më i mirë se Neymar? Po. Më pëlqen me të vërtetë se si është. E konsideroj më të mirë se Neymar dhe një ndër figurat kryesore aktualisht në futboll. Ta shohim duke luajtur për ne është kënaqësi. Kur ai inkuadrohet, të gjithë presim se çfarë po ndodh”, tha Bartomeu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...