Mirel Josa nuk do të largohet nga Prishtina.
U raportua se FC Prishtina do t’i ndajë rrugët me Mirel Josën, pas eliminimit të hershëm nga Europa League, por trajneri nga Shqipëria ka besimin e kryetarit, Remzi Ejupi, transmeton Gazeta Express.
Tani, përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, FC Prishtina ka bërë të ditur se Josa s’do të largohet nga klubi.
Njoftimi i FC Prishtinës:
Mirel Josa qëndron kryetrajner i Prishtinës. Vulën do të jap kryetari Ejupi, i cili ka eksluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi.
Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa.
Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti.
Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësua nga lajme të orkestruara.


