Kim Kardashian fiton 2.7 milionë dollarë pasi paditi kompaninë që i vodhi stilin e veshjes

PUBLIKUAR

Kim Kardashian ka arritur të fitojë një shumë të mëdha parash nga një kompani e modës, të cilën e akuzoi për vjedhje muaj më parë.

Në shkurt të këtij viti ajo ka ngritur padi kundër markës amerikane Missguided USA për kopjimin e veshjeve, pa lejen e saj, ndërsa ka marrë si dëmshpërblim 2.7 milionë dollarë.

Bazuar në dokumentet, gjyqtari ka shkruar se “Missguided” ka përdorur në mënyrë të përsëritur emrin dhe ngjashmërinë e Kardashian pa leje, në platformat e saj të mediave sociale për të promovuar shitjen e veshjeve të tyre.

Kim Kardashian

Gjykata vuri në dukje se marka kishte faqe të dedikuara për stilet e kopjuar nga Kardashian dhe përdorte imazhet e jetës së saj të vërtetë për ta bërë të dukej se ajo kishte lidhje me këtë kompani.

Gjithashtu, ylli televiziv ditë më parë prezantoi linjat e reja të të brendshmeve, të emëruar sipas një veshjeje tradicionale, “Kimono”, gjë që ka shkaktuar debat të madh në shtetin e traditës dhe kulturës, Japoni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...