Kylie Jenner prezanton veturën e saj të re luksoze “Rolls Royce Phantom”

PUBLIKUAR

Si miliardere CEO e markës së saj të kozmetikës, ajo ka zhvilluar disa shije jashtëzakonisht të shtrenjta.

Kylie Jenner së fundmi e gëzoi veten me një dhuratë luksoze, një veturë të tipit Rolls-Royce Phantom, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Duke ndarë imazhet me 139 milionë ndjekësit e saj në Instagram, 21 vjeçarja zbuloi veturën e saj të re të argjendtë, duke shkruar në mbishkrimin e saj “shtëpia ime e re e sigurt”.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kjo veturë kushton rreth 450 mijë dollarë, dhe tashmë është e preferuara e Kyliet.

Foto: Kylie Jenner/InstaStory

Në tetor, Kylie e befasoi nënën e saj, Kris Jenner, me një Ferrari të kuq përpara ditëlindjes së 63-të.

Ndërkohë, të ardhurat e mira nga biznesi duket se ia mundësojnë asaj që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Foto: Kylie Jenner/InstaStory

Kylie Jenner është një milionere vetë-shpallur, kompania e së cilës do të ketë vlerë një miliard dollarë deri në vitin 2022, sipas Women’s Wear Daily.

Ndërkohë, i dashuri i Kylie dhe babai i foshnjës së saj, Travis Scott, ka pasuri vlerë tetë milionë dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...