Melo: Më kishte kërkuar edhe Mourinho

PUBLIKUAR

Sot(e enjte) edhe zyrtarisht është prezantuar, Felipe Melo, si lojtar i Interit së bashku me Alex Telles, që të dy ish-lojtar të Galatasaray.

Mesfushori brazilian gjatë prezantimit për media tha se ai ka qenë i kërkuar nga Interi në kohën sa ishte trajner, Jose Moutinho.

“Kur isha te Fiorentina, Mourinho më dëshironte fort. Ne kemi pasur edhe një para-kontratë, por marrëveshja nuk u finalizua kurrë dhe nuk e di pse”.

“Tani unë jam këtu dhe vetëm kjo është e rëndësishme, pasi mua nuk më intereson e kaluara, por e ardhmja’, ka thënë Melo gjatë konferencës për shtyp.

Përveç, Fiorentinës braziliani 32-vjeçari ishte edhe pjesë e Juventusit në Serie A. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...