Arbenita në një fustan të bardhë e të ngushtë, fotografohet e ulur në prehrin e Feros.
Arbenita dhe Fero po vazhdojnë të shpërndajnë për ndjekësit e tyre fotografi shumë të bukura si çift.
Dyshja këtë herë janë bërë bashkë në Alba Festival në Zvicër, ku Fero ka performuar para një publiku të madh të mbledhur këtë fundjavë në Cyrih, shkruan Gazeta Express.
Arbenita shfaqet më elegante se asnjëherë, në fustan të bardhë e të ngushtë teksa duket e lumtur duke qeshru e ulur në prehrin e Feros.




