Real Madridi po vazhdon të shesë futbollistë, për të grumbulluar sa më shumë para pas shpenzimit të 300 milionë eurove, për afrimin e Hazard, Militao, Jovic, Mendy e Rodrygo.
Real Madridi deri më tani ka transferuar 5 lojtarë; Eden Hazard, Eder Militao, Ferland Mendy, Jovic dhe Rodrygo Goes, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro.
Për t’i shpëtuar fair-play financiar, pasi do të blejë ende lojtarë, raportohet për ardhjen e Paul Pogbas apo edhe të Christian Eriksen – Reali duhet të shesë dhe tashmë janë shumë në listë për t’u larguar.
Marco Llorente është i pari që është larguar për 35 milionë euro te Atletico Madridi.
Rrugës për ta bërë këtë është edhe Raul de Tomas, futbollisti që ishte i huazuar te Vallecano sezonin e kaluar.
Sipas burimeve të AS, Real Madrid së shpejti do të konfirmojë shitjen e De Tomás të Benfica.

Klubi portugez do të paguajë 20 milionë euro për sulmuesin, i cili do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të fitojë 2 milionë euro në sezon. Në kontratën e 24-vjeçarit do të përfshihet edhe klauzola e lirimit, 65 milionë euro.
Theo Hernandez, Ceballos, James Rodrigez, Mateo Kovacic, Borja Mayoral – janë të tjerë futbollistë që pritet të largohen nga “Santiago Bernabeu”, po ashtu edhe Gareth Bale.
Nga përfitimi i këtyre shitjeve, Reali do të afrojë edhe një tjetër top lojtar me kërkesë të Zinedine Zidane. Trajneri francez ka në mendje tashmë skuadrën për sezonin 2019/20 e cila do të jetë me Paul Pogban në formacion.
Josep Pedrerol i JUGONES konfirmoi gjatë ditës së hëne se Zizu e sheh shumë të rëndësishëm Pogban për projektin e ri dhe është takuar me Florentino Perezin për të bërë të pamundurën që francezi ta veshë fanellën e bardhë. /Gazeta Express/


