Luiz: Vendosa vet për largimin nga Chelsea

PUBLIKUAR

David Luiz ka deklaruar se ishte vendimi i tij për t’u larguar nga Chelsea dhe jo i trajnerit të klubit Jose Mourinho.

Braziliani u largua vitin e kaluar nga Chelsea drejt Paris Saint-Germainit për 50 milionë funte dhe tani thotë se nuk ka pas shumë kontakte me trajnerin portugez para se të largohej.

“Ishte një periudhë në të cilën mësova shumë. Nuk mund të them se ishte e vështirë”, ka deklaruar mbrojtësi për “Bleacher Report”.

“Kur ju kaloni në eksperiencë të re dhe situata të reja në jetën tuaj, kjo është kur ju ‘rriteni’.Unë e dija se do të largohesha para Botërorit. Kur u largova, isha me kombëtaren dhe nuk kisha shumë kontakte me Mourinhon. Isha në Brazil në pushimin e parë para përgatitjes për Kupën e Botës”.

“Gjithçka mu prezantua, pranova dhe ai më dërgoi një mesazh të shkurtër ‘paç fat’. Më pas, shkova drejt në Paris. Nuk u ktheva në Londër”, shtoi Luiz.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...