Chris Martin dhe Dua Lipa shkëmbyen puthje në prapaskenën e festivalit “Glastonbury”, The Sun shkruan se ata flirtuan me njëri-tjetrin

PUBLIKUAR

Ai kohët e fundit u nda nga aktorja e filmit “Fifty Shades”, Dakota Johnson, pas një romance 20 mujore.

Por duket se Chris Martin thuhet se ka flirtuar së fundmi me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, në prapaskenat e festivalit “Glastonbury”.

Përfaqësuesi i Coldplay, 42 vjeç, mundohej të linte përshtypje të mirë para krijueses së hitit “New Rules”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Dua vetë është e freskët pas ndarjes së saj nga kuzhinieri Issac Carew, 33 vjeç, muajin e kaluar, pas një periudhe 18 muajshe së bashku.

Një burim për The Sun tha: “Sapo Chris pa sytë e Duas, ai ishte i ngrirë në vend, dhe qëndroi me të përgjatë gjithë mbrëmjes”.

“Ajo dukej e lumtur që ishte pranë tij dhe madje e prezantoi atë me familjen e saj”, tha më tej burimi për Dua Lipën.

I brendshmi vazhdoi të shpjegonte se dyshja po bisedonin me njëri-tjetrin ‘për moshat’ dhe se sa herë që ishin vetëm, Chris ‘flirtonte me Duan’.

Burimi shtoi: “Ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre – dhe kur ata u drejtuan në bar Guerilën në zonën Shangri-La, ata ndanë një puthje me njëri-tjetrin”.

Chris dhe Dua më parë i dhuruan njëri-tjetrit një puthje edhe në zonën VIP të festivalit.

Ndërsa flitet për një lidhje të re të saj, Dua Lipa shfaqet me shumë stil dhe atraktive në "Glastonbury 2019"Ndërsa flitet për një lidhje të re të saj, Dua Lipa shfaqet me shumë stil dhe atraktive në “Glastonbury 2019”

Sidoqoftë, burri i mëparshëm i Gwyneth Paltrow mund të ketë njëfarë konkurrence me modelin Anwar Hadid, 20 vjeç, me të cilin thuhet Dua së fundmi ka nisur një lidhje pas ndajres nga Isaac.

Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja u bë më e afërt me modelin Anwar, vëllain e vogël të Bella dhe Gigi Hadidit, gjatë kohës sa qëndroi në Los Anxhelos, sipas The Sun.

Ndërkohë, u njoftua se arsyeja që Chris u nda me aktoren Dakota, 29 vjeçe, ishte fakri se ajo ‘nuk ishte gati të kishte fëmijë’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...