Bayern Munich klub i madh, një milion për sirianët

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka bërë një gjest të mrekullueshëm duke ndihmuar refugjatët sirianë.

Kampioni i Bundesligës ka krijuar një kamp për ta duke u shërbyer ushqim, veshmbathje por edhe pajisje futbolli, raportojnë mediat gjermane.

Kjo do t’i kushtojë Bayernit rreth 1 milionë euro. Por, klubi nga Allianz Arena nuk do të ndalet me kaq.

Më 12 shtator, Bayern do të takohet me Augsburgun dhe secili futbollist do të hyjë në fushë me fanellë në mbështetje të refugjatëve.

“Bayern e sheh si përgjegjësi sociale për të ndihmuar refugjatët, fëmijët në nevojë, gratë dhe burrat. Ne nuk do ti lajmë anash refugjatët në këto kohë të vështira”, deklaroi zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenige. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...