Nisma mbetet pa asnjë asamblist në Viti, të vetmin që e pati sot dha dorëheqje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka humbur të vetmin asamblist që kishte në Kuvendin Komunal të Vitisë, Rasim Terziu.

Vet Terziu në një postim në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se po largohet nga Nisma, duke dhënë edhe arsyen e këtij vendimi, transmeton Indeksonline.

 

 

Ai ka shkruar se arsyeja kryesore që po e lë Nismën, është dorëheqja e ish-ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani.

Më poshtë postimi i Terziut:

Të dashur miq,

Të respektuar votues të mi,

Dua të ju njoftoj prej sot më nuk jam pjesë e NISMA Socialdemokrate. Aktivitetin tim në Kuvendin Komunal të Vitisë, tani e tutje do ta ushtroj i pavarur.

Largimi im nga NISMA po bëhet për shumë arsyje, por arsyeja kryesore është dorëheqja e ish ministrit të Tregtisë Bajram Hasani, pa punën dhe mundin e të cilit nuk mund të imagjinohej që NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit Komunal të Vitisë.

Vitia, Gjilani, Kamenica, pra tërë Rajoni i Anamoravës është krenarë më punën dhe përfaqësimin që na e bëri gjatë një viti sa ishte ministër ai. Jemi krenarë që shkuam pas dhe bashkëpunuam me njeriun që nuk pranoi të bëjë kompromis më të keqen.

Ka edhe shumë arsye të tjera pse më nuk do të jem pjesë e NISMA Socialdemokrate. Të qenurit anëtarë i organit më të lartë të komunës së Vitisë për mua është nder dhe privilegj, por në të njëjtën kohë unë kam shumë përgjegjësi para votuesve të mi. Krejt çka ju premtuat për banorët e kësaj pjese të harruar nga investimet duket se është harruar. Moskomunikimi i mirë me qendrën ma pamundëson mua që të arrij objektivat e mia, prandaj e shoh më të arsyeshme që tash e tutje të funksionoj i pavarur.

Kjo nuk është dorëzim apo dobësi, por tregon moral politik e përgjegjësi para votuesve gjë që më bënë të ndjehem mirë.

Ju faleminderit të gjithëve që më mbështetët dhe ma mundësuat që të ju përfaqësoj në Kuvend. Si përfaqësues i pavarur do të vazhdoj të punoj për mirëqenien e qytetarëve të mi!

Me shumë respekt, Rasim Terziqi /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...