Rabiot pran zyrtarizmit te Juventusi, do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare

PUBLIKUAR

Kontratë 5-vjeçare dhe 7 milionë euro në sezon, Rabiot është afër zyrtarizmit te Juventusi.

Juventusi ka arritur marrëveshje me mesfushorin francez, Adrien Rabiot, e konfirmon Goal nga burime të sigurta, transmeton Gazeta Express.

Ai do të transferohet në Juventus si lojtar i lirë pasi refuzoi kontratën me Paris Saint-Germainin.

Rabiot do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me kampionin e Serie A, dhe do të fitojë 7 milionë euro në sezon.

Kurse nëna e Rabiotit, Veronique, agjentja e lojtarit, do të marrë 10 milionë euro nga klubi italianë.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ishte në Paris të premten për të mbyllur marrëveshjen dhe gjithçka është finalizuar.

Sipas Goal, zyrtarizmi mund të vijë gjatë ditës së sotme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...