Ramadani: Ishte fitore me zemër, treguam lojë të mirë

PUBLIKUAR

Feronikeli ka arritur të marrë një fitore të madhe në finalen e raundit preliminar në Ligën e Kampionëve përballë Santa Colomas.

Kampioni në fuqi i Kosovës ishte me një lojtar më pak nga minuta e 50-të pas përjashtimit të Yll Hoxhës.

Por edhe pse mysafirët kaluan në epërsi, falë golave nga Mevlan Zeka dhe Kastriot Rexha, Nikli triumfoi 2-1.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka thënë se futbollistët kanë marrë një fitore me zemër.

“Treguam një lojë të mirë, me ç’rast rezultoi edhe rikthimi. Kemi treguar zemër, sidomos pas përjashtimit të Yllit, qysh në fillim të pjesës së parë. Ajo që është e rëndësishme, i’a arritëm qëllimit”.

“Ndërkaq, e arsyetoj kartonin e kuq, sepse duhet analizuar gjithmonë arsyen e kartonit” përfundoi Ramadani.

Në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, Feronikeli do të përballet me kampionin e Uellsit, TNS. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...