Verratti dhe Pirlo në një ekip

PUBLIKUAR

Përzgjedhësi i Italisë, Antonio Conte, thuhet se do të luajë me Marco Verrattin dhe Andrea Pirlon në ndeshjen kundër Maltës.

Trajneri italian ka bërë disa eksperimente gjatë stërvitjeve para ndeshjes kualifikuese për ‘Euro 2016’ që zhvillohet të enjten mbrëma.

Sipas njoftimeve, mjeshtri i mesfushës, Pirlo, do të bëhet lojtari i parë nga MLS që luan për Italinë.

Po ashtu, pritet që nga minuta e parë të startojë në mesfushë edhe ylli i Paris Saint-Germainit, Verratti, së bashku me Andrea Bertolaccin.

Do të jetë një ndodhi e rrallë që të shohim në të njëjtën skuadër edhe Pirlon edhe Verrattin.

Formacioni i mundshëm i Italisë: Buffon; Darmian, Bonucci, Chiellini, Criscito; Verratti, Pirlo, Bertolacci; Vazquez, Pelle, Eder. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...