Arrihet marrëveshja: Kovacic në Chelsea për 45 milionë euro

PUBLIKUAR

Chelsea ka arritur marrëveshje me Real Madridin për blerjen e plotë të Mateo Kovacicit dhe tani pritet vetëm njoftimi zyrtar që konfirmon se mesfushori kroat do të jetë lojtar i të kaltërve me të drejta të plota.

Kovacic do t’i bashkohet klubit londinez për një shumë rreth 45 milionë euro, pasi një sezoni mbresëlënës si lojtar i huazuar nga Real Madridi në Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.

Chelsea ia doli ta përmbyllë marrëveshjen për kroatin pak ditë para se ndalesa e transferimeve e vendosur ndaj tij të hyjë në fuqi më 30 qershor.

Shitja e Kovacicit i ka konvenuar të gjitha palëve, pasi këtë e ka dashur klubi londinez, vetë lojtari dhe Real Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...