Modena nuk ndalet së kërkuari Lilën

PUBLIKUAR

Modena ka rikthyer interesimin për mbrojtësin shqiptar, Andi Lila.

29-vjeçari ishte huazuar te Parma nga PAS Giannina në janarin e kaluar, por klubi italian ka falimentuar dhe kështu mbrojtësi i krahut është momentalisht pa ekip.

Gjithsesi, Modena ka kërkuar të mbyllë marrëveshjen në orët e fundit, por për shkak të situatës së komplikuar, ky transferim ende nuk ka marrë formë të prerë.

Agjenti i lojtarit është duke bërë përpjekje ta bindë federatën greke dhe italiane që lojtari të jetë edhe zyrtarisht i lirë, në mënyrë që ai të regjistrohet si lojtar i ekipit nga Serie B.

Situata e Lilës është një “terminologji legjislative” e vështirë, për të cilën duhet edhe pak kohë për t’u zgjidhur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...