Anglezët më të shtrenjtë në histori

PUBLIKUAR

Derisa çmimi i futbollistëve në botë ka shënuar ngritje marramendëse, gjërat janë duke rrjedhur në mënyrë të njëjtë edhe në Angli, veçanërisht për futbollistët anglezë, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Ditëve të fundit është bërë e ditur se Leicester City ka kërkuar 90 milionë euro për ta liruar mbrojtësin Harry Maguire gjatë verës. Klubi më i interesuar për shërbimet e reprezentuesit anglez është Manchester City, klub i cili tashmë ka shprehur gatishmëri të paguajë shifrën e kërkuar nga “Dhelprat”. Me një transferim të mundshëm në “Etihad Stadium”, Maguire mund të fitojë deri në 300 mijë euro në javë. Por, kush janë dhjetë futbollistët më të shtrenjtë në histori?

Nga Andy Carroll, i cili është shitur për 40 milionë euro nga Newcastle United në Liverpool, deri te Wayne Rooney i cili nënshkroi me Manchester Unitedin nga Evertoni për 30 milionë euro, mediet në ishull kanë përpiluar një listë me futbollistë, të cilët kanë shkruar histori sa u përket transferimeve.

Carroll, dështimi i dekadës

Në pjesën e parë të edicionit 2010 – 2011 Andy Carroll shënoi 11 gola në 19 ndeshje të Premierligës, mjaftueshëm për ta bindur trajnerin e Liverpoolit, Kenny Daglish, ta blinte në afatin kalimtar të janarit për 40 milionë euro. Megjithatë blerja e Carrollit doli të ishte thjesht një blerje e dështuar nga drejtuesit e Liverpoolit. Ai shënoi vetëm 11 gola me fanellën e kuqe.

Blerje e nxituar mund të quhet edhe Luke Shaw. Shaw u bë adoleshenti më i shtrenjtë kur i ishte bashkuar Manchester Unitedit për 33.5 milionë euro. Karriera e tij me “Djajtë e Kuq” deri më tani është penguar nga lëndimet e shumta dhe shpeshherë është kritikuar nga Jose Mourinho për mentalitetin e tij në stërvitje. Megjithatë vitin e fundit ai u kthye në një titullar në krahun e majtë, por nuk arriti të grumbullohej nga kombëtarja angleze në Ligën e Kombeve.

Pas një edicioni të vështirë në “Anfield” nën drejtimin e Brendan Rodgersit, trajneri aktual Jurgen Klopp ka nxjerrë më të mirën nga Adam Lallana, i cili kaloi në klub për 28 milionë euro. Megjithatë si Shaw tek United, 31-vjeçari ka vuajtur me lëndimet gjatë karrierës te Manchester United. Me vetëm një vit të mbetur në kontratë, edicioni i ardhshëm mund të jetë i fundit për të te kampioni i Evropës.

Të fitosh dy tituj të Premierligës dhe një të Kupës FA bashkë me Kupën e Ligës në pesë vjet është mbresëlënëse. James Milner nuk ka qenë kurrë një titullar i padiskutueshëm te Liverpooli. Ai shkoi te Liverpooli në vitin 2015 për 29 milionë euro dhe ka rizbuluar formën e tij më të mirë.

Nga ana tjetër John Stones hasi në një edicion të parë të vështirë në “Etihad Stadium”, duke bërë tri gabime trashanike teksa skuadra e Pep Guardiolas e mbylli në vend të tretë dhe pa trofe. Mbrojtësi anglez është përmirësuar, por në fund të edicionit të kaluar humbi vendin e formacionit dhe Guardiola preferonte Vincent Kompany. Ai ka ende vend për t’u përmirësuar pasi është vetëm 25-vjeçar.

Sterling, blerja e qëlluar e Manchester Cityt

David Beckham u paraqit mirë në katër edicionet e tij në Real Madrid përkrah yjeve, si: Zidane, Roberto Carlos dhe braziliani Ronaldo. Megjithatë ai fitoi vetëm një titull në La Liga, aty ku u transferua për 27 milionë euro.

Beckham ishte një figurë e adhuruar në Madrid dhe i gjithë stadiumi u çua në këmbë për ta përshëndetur kur vendosi të shkonte te LA Galaxy, më 2007-n.

Kyle Walker vetëm ka fituar qëkur la Tottenhamin për Manchester Cityn për shumën e 60 milionë eurosh. Ai ka triumfuar në dy kampionatet e fundit, gjithashtu ka ngritur dy herë trofeun e kupës “Carabao” dhe të Kupës FA. Ai mbetet një titullar i padiskutueshëm për Guardiolan, por mbetet për t’u parë se si do të reagojë nëse vjen Joao Cancelo.

Guardiola e ka transformuar anglezin e ri Raheem Sterling në një prej sulmuesve më të mirë të Premierligës, duke e transferuar nga Liverpooli për 55 milionë euro. Sterling ka ndryshuar perceptimin e publikut për të gjatë viteve të fundit duke u bërë një aktivist kundër racizmit. Megjithëse Guardiola njihet për rotacionin e tij në sulm, Sterling rrallëherë është lënë në pushim.

Rio Ferdinand ka hyrë në histori si një prej mbrojtësve më të mirë të Premierligës, derisa në “Old Trafford” kaloi për 33 milionë euro. Ai ka fituar gjithçka gjatë 12 vjetëve të kaluara te Unitedi. Ish-mbrojtësi anglez ka bërë 453 paraqitje me “Djajtë e Kuq” dhe aktualisht është një analist televiziv.

Wayne Rooney ka justifikuar plotësisht vendimin e Alex Fergusonit për ta shpenzuar një shumë të madhe parash prej 30 milionë eurosh për një 18-vjeçar. Tashmë si 33-vjeçar, Rooney është golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester Unitedit me 253 gola. Edhe ai, si Ferdinandi ka fituar gjithçka me “Djajtë e Kuq” gjatë 13 vjetëve të kaluara aty.

Dhjetë anglezët më të shtrenjtë në histori të futbollit:

10. Andy Carroll (nga Newcastle te Liverpool në vitin 2011) – 40 milionë euro

9. Luke Shaw (nga Southampton te Manchester United në vitin 2014) – 33.5 milionë euro

8. Adam Lallana (nga Southampton te Liverpool në vitin 2014) – 28 milionë euro

7. James Milner (nga Aston Villa te Manchester City më 2010) – 29 milionë euro

6. John Stones (nga Everton te Manchester City në vitin 2016) – 53 milionë euro

5. David Beckham (nga Manchester United te Real Madrid më 2003) – 27 milionë euro

4. Kyle Walker (nga Tottenham te Manchester City më 2017) – 60 milionë euro

3. Raheem Sterling (nga Liverpool te Manchester City më 2015) – 55 milionë euro

2. Rio Ferdinand (nga Leeds te Manchester United më 2002) – 33 milionë euro

1. Wayne Rooney (nga Everton te Manchester United më 2004) – 30 milionë euro./Zëri.info

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...