Lemina, apo Vidali i ri i Juventusit

PUBLIKUAR

Lojtari i ri i Juventusit, Mario Lemina, ka thënë se ai është si Arturo Vidal.

Kiliani u largua nga Bianconerët për t’u bashkuar me Bayernin, ndërsa për ta zëvendësuar atë është marrë mesfushori 22 vjeçar.

“Ne të dy kemi dëshirë të mbrohemi, por edhe të sulmojmë. Nuk e di se a do të mund të bëj atë që ka bërë ai, pasi Vidal mbetet Vidal, një lojtar i madh”.

“Shpresoj që me eksperiencën që do ta marr do të arrij të jem lojtar i rëndësishëm këtu”.

“Kam zgjedhur Juventusin, pasi është një skuadër e shkëlqyeshme, me shumë trofe dhe doja të isha pjesë e këtij projekti”, ka pohuar Lemina në prezantimin e tij te Zonja e Vjetër, ku do të mbajë numrin 18.

Lemina ka shtuar se ka folur me Paul Pogban pas arritjes në Torino dhe i ka treguar se si funksionon klubi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...