5-vjeçari nga Hani i Elezit u sulmua nga ujku, policia jep detaje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Të martën në stacionin policor në Ferizaj është raportuar se një person është sulmuar nga një ujk, derisa ishte duke ruajtur bagëtinë

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, ku ujku ka sulmuar një fëmijë të moshës 5-vjeçare.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Agim Gashi nga Policia e Ferizajt.

“Po është sulmuar një djalë 5-vjeçar, ka qenë duke i ruajtur bagëtitë dhe është sulmuar nga ujku”, ka thënë Gashi për Express.

Ndërkaq Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Më pas i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë, është sulmuar nga një ujk. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti fillimisht ndihmën mjekësore e ka pranuar në emergjencën e Ferizajt e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...