Në një sqarim të lëshuar nga DKA-Lipjan, ka numruar borxhet e trasheguara nga pushteti i kaluar të udhëhequr nga PDK.
“Kemi gjetur shumë shkolla të papërfunduara, shkolla pa inventar, pa rrjet interneti, pa toalete, pa ujësjellës etj… sikur se gjetëm edhe 288000 euro borgje ndaj mbi 140 mësimdhënësve në paga mbi 50 000 euro borgje në mallra dhe shërbime e shumë e shumë lëshime të tjera.” Thuhet në sqarim.
Gjithashtu DKA-Lipjan ka bërë me dije publikut se këtë kontratë ka trashëguar nga pushteti kaluar.
Në sqarim thuhet,“Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan, i bënë me dije publikut se këtë kontratë e kemi trashëguar, dhe e cila është lidhur me datën 13.09.2013 ( gjatë fushatës zgjedhore) në mes Komunës së Lipjanit e nënshkruar nga Ragip Zejnullahu dhe NTP “ Maler Skenda” , e nëshkruar nga Skender Jashanica.” /LipajniNews/


