Kosova, kampione në përdorimin e antibiotikëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Kosova zë vendin e parë në Evropë për përdorimin e antibiotikut “Ceftriaksion” (përdoret për infeksione bakteriale). Edhe pse vazhdimisht flitet për rrezikun nga antibiotikët, kosovarët vazhdojnë t’i përdorin në mënyrë të pakontrolluar. Gjithë kjo për faj të përshkrimeve të këtyre antibiotikëve që ua bëjnë mjekët pacientëve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”. 

Nga 47 shtete të ndryshme Kosova ka zënë vendin e 19-të sa i përket konsumimit të përgjithshëm të antibiotikëve.

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë për “Zërin” se Kosova ka qenë edhe në vendin e 11-të sa i përket konsumimit të antibiotikëve.

“Kosova që nga viti 2011 ka mbledhur të dhëna deri më sot. Në vitin 2011 në Evropë kemi qenë në vendin e 11-të me konsumin e përgjithshëm të antibiotikëve me 26.2 DID (vlerë e standardit sipas konsumit për kokë banori). Kosova nga vendi i 11-të ka kaluar në vendin e 19-të. Në anën tjetër, fatkeqësisht për një lloj të veçantë antibiotiku në formë injeksionesh – “Ceftriaksion”, kemi qenë kampionë në Evropë dhe vazhdojmë ende të jemi në krye”, ka thënë ai..

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...