“Jam më mirë se 10 vite më parë”: Eneda Tarifa në top formë

PUBLIKUAR

Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të spikatura të muzikës së lehtë shqiptare.

Ajo gjithnjë ka pasur vëmendjen me krijimtarinë muzikore që ka sjellë. Jo vetëm me muzikë, Eneda ka qenë për një kohë edhe moderatore në programin ‘Portokalli’ duke u bërë një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Ajo së fundmi ka vazhduar me palestër, kësaj radhe duke e marrë më seriozisht dhe është shprehur se po ndihet mjaft mirë.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar pamje duke bërë ushtrime që thot se e bëjnë të ndihet mirë fizikisht, mendërisht e shpirtërisht.

“Kam qënë gjthmonë sporadike në palestër, për gjithë këto vite… Ja që këte vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht. Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua tashmë është një “e mire e domosdoshme. Meritat i kam icik edhe vetë” : Ka shkruar Eneda Tarifa.

Kujtojmë që ishte Eneda Tarifa ajo që përfaqsoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2004 me këngën ‘Fairytale’. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...