Këtë javë mot i njëjtë, pas 4 korrikut rriten temperaturat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë këtyre dy ditëve, duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.

 

 

Pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë Celsius.

Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë. Te ne temperaturat do të rriten pas 3-4 korrikut.

Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

Indeksi UV edhe më tej mbetet shumë i lartë, prandaj preferohet respektimi i këshillave të alarmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...