A e dini se aty ku është Parku i Qytetit të Prishtinës dikur ishin varrezat, cila është historia?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Sot luajnë fëmijët e pushojnë qytetarët, por dikur aty preheshin trupat e pajetë të shumë njerëzve. Bëhet fjalë për hapësirën që gjendet në Lagjen e Muhaxherëve, e që mban emrin “Parku i Qytetit. Por, pak prej njerëzve që e frekuentojnë këtë ambient janë në dijeni për këtë. Këtë temë e ka hapur filozofi Blerim Latifi, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se gjithë hapësira ku ndodhet parku, që nga mesjeta ka qenë hapësirë e rezervuar për varreza, por që janë shkatërruar qëllimshëm nga serbët. Gazeta Express ka kontaktuar historianin Jahja Drançolli për të biseduar rreth varrezave të zhdukura të Prishtinës.

Hapësira e Parkut të Qytetit është e frekuentuar çdo ditë nga qytetarët e Prishtinës. Pasditet në këtë vend janë pothuajse çdo herë të mbushura me njerëz të cilët e shfrytëzojnë kohën e lirë për të shëtitur e pushuar aty.

Por, pak prej njerëzve që e frekuentojnë këtë ambient janë në dijeni se dikur aty kishte varreza.

Filozofi Blerim Latifi gjatë të hënës tha se në po të njëjtin vend ka pasur varre të cilat janë zhdukur nga serbët. E kjo, sipas tij, është bërë qëllimshëm për të kryer atë që Latifi e quan kulturocid.

“Javën e kaluar morra pjesë në një varrim në Lagjën Arbëria në Prishtinë. Duke pritur ardhjen e kortezhit, po bisedoja me një kolegë timin të fakultetit. Derisa po konstatonim faktin se varreza e Dragodanit, siç njihet në gjuhën e përditshme të Prishtinës, është një varrezë e re, unë e pyeta profesorin: Pse Prishtina, që ka një histori të gjatë shumë shekullore si qytet, nuk ka varreza të vjetra? Profesori mu përgjigj: edhe Prishtina ka varrezën e saj të vjetër! Gjithë hapësira ku ndodhet sot Parku i Qytetit ka qenë varrezë, në të cilën janë varrosur të vdekurit e qytetit, që nga mesjeta” ka shkruar Latifi.

 Por, kur ishin shkatërruar ato varreza?

“Kur serbët e pushtuan qytetin, në kuadër të planeve të tyre serbizimit të Kosovës, e rrafshuan varrezën, i hoqën gurët e varreve, të cilët pastaj përfunduan në mure ndërtesash. Sot ai vend shërben si park lojërash për fëmijë, shëtitore për pushim të pensionistëve e vend takim për të rinjtë, ndërsa kujtesa për atë që fshihet në nëntokën e atij vendi pothuajse është zhdukur. Ky është edhe një shëmbull që tregon se gjenocidi kundër një populli, nuk përfshin vetëm të gjallët e atij populli, por edhe të vdekurit e tij”, shkroi Latifi në Facebook.

Profesori i historisë, Jahja Drançolli, tha për Gazetën Express se varret që kanë ekzistuar në hapësirën e Parkut të Qytetit i takojnë shekullit të XIX’të.

“Ato sipas të gjitha gjasave janë të shekullit të XIX’të, varrezat e Muhaxherëve që kanë qenë të përndjekur nga Sangjaku i Nishit të Toplicës, ndërsa varre të po kësaj kohe janë edhe të Hebrenjëve, ato janë në Taukbahçe, në pjesën Lindore të Velanisë”, thotë Drançolli

Historiani shton se varreza më të hershme në Prishtinë kanë qenë ato ku tani ndodhet hotel Sëiss Diamond, në qendër të qytetit.

“Më të hershme, sipas të gjitha gjasave janë varrezat ku tani është hotel Swiss Diamond, te Xhamia e quajtur Llokaç, ato duhet të jenë të shekullit XVI’të dhe XII’të. Po ashtu i kemi varret tjera te fabrika e tjegullave, ku Kryeparlamentari po mendon ta bëjë kompleksin e të përndjekurve, në Arbëri, Ku janë varret aktuale, mbi binarët e trenit”, thekson Drançolli.

Ai tregon se Prishtina në Mesjetë ka qenë qendër e vogël, e cila ka pasur vetëm 13 lagje dhe afro 350 shtëpi.

“Në Mesjetë nuk dihet saktë ku kanë qenë varret, Prishtina ka qenë qendër e vogël, lajmërohet për herë të parë nga mesi i shekullit XIIII’të. Në shekullin e XV’të Prishtina i ka pasur 11 lagje dhe diku rreth 350 shtëpi. Varrezat kryesisht kanë qenë rreth kishave, në periudhën paraosmane, më vonë janë trashëgu  me ndërtimin e xhamive, rreth tyre”, thotë Drançolli.

Ndërkaq Drançolli tregon se shkatërrimi i varrezave ka ndodhur pas vitit 1945. Ai thekson se nuk janë shkatërruar vetëm varrezat e shqiptarëve, por edhe të hebrenjëve.

“Shkatërrimi i tyre sistematik ka nisur pas vitit 1945, pas këtij viti ka hy komunizmi dhe ka filluar shkatërrimi sistematik i brezave të vjetra shqiptare, nga sistemi jugosllav. Por nuk janë shkatërruar vetëm varrezat e shqiptarëve por edhe të hebrenjëve apo jahudive si i kanë quajtur. Është fjala për varret në Velani, kanë mbetur vetëm pak varre aty, janë shkatërru në mënyrë të pamëshirshme, janë shumë monumentale, jahuditë kanë qenë me potencial të njohur ekonomik, ato pllaka janë shumë monumentale dhe kanë vlera të mëdha artistike dhe arkitekturore”, bën të ditur Drançolli.

Ndryshe Parku i Qytetit i cili është një ndër katër parqet e kryeqytetit dhe gjendet në kuadër të lagjes së Muhaxherëve në qendër të Prishtinës. Kjo lagje përfshinë një sipërfaqe prej 35 hektarë./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...