Shkodran Mustafi e bën shqiponjën midis Greqisë

PUBLIKUAR

Shkodran Mustafi e ka bërë shqiponjën përsëri. Futbollisti shqiptar e ka postuar një video në Instastory, ku shihet duke e formuar shqiponjën dykrenore në Mykonos të Greqisë, ku po i kalon pushimet verore

Shkodran Mustafi e kishte një sezon të lodhshëm me Arsenalin, ndërsa tash është koha për pushime, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti shqiptar po i kalon pushimet verore në ishullin Mykonos në Greqi, vend mjaft i preferuar për sportistët.

Ndërkohë, përfaqësuesi gjerman e ka postuar një video në rrjetet sociale, respektivisht në Instagram, ku shihet duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar, simbol i shqiptarëve, midis Greqisë.

Mustafi e kishte formuar shqiponjën me duar edhe kur kishte shënuar gol për Arsenalin, por edhe për Gjermaninë.

Edhe pse e përfaqëson Gjermaninë, Mustafi, shqiptar nga Maqedonia Veriore, nuk i harron asnjëherë rrënjët e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...