Ardita Zenullahu i mbyll pa sukses garat në Lojërat Evropiane

PUBLIKUAR

Shigjetarja kosovare nuk ka arritur rezultate pozitive në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” duke u eliminuar sot nga britanikja Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales

Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zenullahu i ka mbyllur sot garat në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales.

Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.

Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi tha se pjesëmarrja në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikes, ku kishte edhe emocione. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...