Lampardit i lejohet t’i nisë bisedimet me Chelsea për pozitën e trajnerit

PUBLIKUAR

Derby County i ka dhënë leje Frank Lampardit të bisedojë me Chelsean për pozitën e trajnerit të klubit londinez, e cila ka mbetur e zbrazet pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Juventusit.

Sky Sports në Britani shkruan se Chelsea ia ka bërë me dije Derbyt se është i gatshëm t’ia paguajë një kompensim prej 4 milionë euro në klauzolën e lirimit të Lampardit, transmeton Gazeta Express.

41-vjeçari pritet ta zëvendësojë Sarrin në postin e trajnerit, pasi italiani u rikthye në vendlindje duke e marrë drejtimin e Juventusit.

“Klubi i futbollit Derby County mund të konfirmojë se i ka dhënë leje klubit të futbollit Chelsea për të folur me Frank Lampardin për pozitën e lirë të trajnerit në Stamford Bridge”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lampard i kaloi 13 vjet në Londrën perëndimore si lojtar, duke i fituar tre tituj në Premierligë, katër tituj të FA Cup, dy të League Cup, një në Ligën e Evropës dhe një në Ligën e Kampionëve.

Ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...