Busquets: Futbolli më i mirë se seksi

PUBLIKUAR

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka ardhur në përfundimin se futbolli është më i mirë se seksi.

Spanjolli që në sezonin e shkuar fitoi gjithçka me Barcelonën mbetet njëri prej lojtarëve më të titulluar, pasi deri më tani ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve, pesë tituj të La Ligas dhe tre trofe të Copa del Rey.

“Në futboll, lumturia zgjat tre ose katër ditë”, tha ai për emisionin televiziv spanjoll ‘El Hormiguero’ . “Seksi , nga ana tjetër , mund të zgjasë vetëm një minutë!”.

Edhe pse Barça kanë fituar shumë në vitet e fundit, Busquets e di shumë mirë edhe dobësinë e që qenurit një futbollist profesionist.

“Pas një lojë të keqe ju thjesht shkoni në shtëpi, mbyllni derën dhe ju nuk doni të dilni jashtë për tre apo katër ditë. Tifozët nuk ju fyejnë pas një ditë të keqe, por shumë prej tyre na kujtojnë se nuk ishte një lojë e mirë nga ana jonë”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...