Juventusi pranë finalizimit me Rabiot, por larg De Ligt

PUBLIKUAR

Adrien Rabiot pritet ta finalizojë kalimin në Juventus gjatë ditës së sotme, por jo edhe Matthijs de Ligt, i cili megjithatë pritet t’i bashkohet Barcelonës, sipas mediave katalonase.

Sipas uebsajtit të Gianluca Di Marzios, Rabiot do të bëhet lojtar i Juventusit zyrtarisht më 1 korrik, një ditë pasi t’i mbarojë kontrata me Paris Saint-Germainin, transmeton Gazeta Express.

Ai do të bëhet mesfushori i dytë që i bashkohet Juves si lojtar i lirë këtë verë, pas atij uellsian, Aaron Ramsey.

Ndërkohë, Mundo Deportivo në Spanjë raporton se kalimi i qendërmbrojtësit të shumëkërkuar De Ligt në Barcelonë është ende i mundur.

Juve u fut papritmas në garë për mbrojtësin e Ajaxit duke mbajtur bisedime me agjentin e tij, Mino Raiola, për blerjen e mundshme të tij për 70 milionë euro.

Në anën tjetër, Sky Sport Italia raporton se oferta e bardhezinjve për pagë vjetore 7.5 milionë euro plus bonuse, është shumë më e vogël sesa kërkesa e adoleshentit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...