Ilira, edhe një artiste shqiptare me zërin e të cilës bota po mahnitet

PUBLIKUAR

Ilira është një artiste e re e cila po merr shumë vëmendje me zërin e saj me 4 oktava.

Ilira Gashi është një 24-vjeçare nga Kosova e cila është rritur në Zvicër dhe tashmë ka nënshkruar kontratë me një shtëpi muzikore që po i mundëson të bëjë muzikë në Amerikë.

Ilires së fundi i është dhënë rasti të performojë disa nga këngët e saj në VEVO Discover, ku kanë filluar shumë artistë që tashmë janë emra të mëdhenj botëror, shkruan Gazeta Express.

Këngëtarja ka performuar për mrekulli dy këngët e saj, e njëra ndër to është një version i ri i këngës ‘Diablo’, që e ka në bashkëpunim me Juan M dhe që po pëlqehet nga shumë njerëz.

Ilira shfaqet si një artiste shumë e veçantë në këtë paraqitje, por ajo që ka marrë vëmendjen dhe po diskutohet me të madhe është zëri i saj.

Këngëtarja shqiptare ka një potencial zëri prej 8 oktavave, aftësi kjo që shumë pak artistë e kanë.

SHIKO MË SHUMË

Një vit nga vdekja e Eldionit, motra e Gjestit reagon ashpër: Marre ju qoftë!

Sot bëhet saktësisht një vit nga dita kur Eldioni, vëllai i këngëtarit Gjestit, humbi...

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin...

Shkurta Fejza niset për pushime me familje

Këngëtarja e njohur Shkurta Fejza ka ndarë një moment familjar nga aeroporti, ku shihet...